Dita e parë e Fitër – Bajramit, të enjten më 9 shtator 2010
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e mërkure më 8 shtator 2010.
Dita e parë e festës së Fitër - Bajramit është të enjten më 9 shtator 2010.
Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër- Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 5:40 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë dy ligjërata tematike kushtuar kësaj feste. Ligjëratën e parë do ta mbajë Mr. Ragmi Destani ndërsa të dytën dr. Adnan Ahmeti.
Namazni i Fitër – Bajramit falet ë ora 6:46, të cilit do t’i prijë kryeimami i Kosovës, Sabri ef. Bajgora.
Ndërsa hytben do ta mbajë Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.
Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë, më 9 shtator 2010, Myftiu i Kosovës si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9-12.
Në ora 14:00, Myftiu Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët do të vizitoj familjen Jasharaj në Prekaz.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutje dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër-Bajramit!
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous