Benachrichtigungen
Alles löschen

Vetëm 14 vjeçe, shfrytëzohet 5 vjet si prostitutë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
369 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5558]

Vetëm 14 vjeçe, shfrytëzohet 5 vjet si prostitutë nga dy korçarë

Një vajzë është
detyruar të bëjë prostitutën që në moshën vetëm 14 vjeçe dhe kjo histori ka vazhduar
për plot pesë vjet, derisa pasditen e sotme, vetëm dy orë më parë, dy tutorët e
saj të dyshuar janë arrestuar nga policia e Korçës, raporton korrespondentja e
agjencisë NOA.

Drejtori i Policisë së Korçës, Drejtues
Bernard Çaushaj konfirmoi për agjencinë NOA, arrestimin në orën 17.00 të së
Premtes, të 35-vjeçarit Kristaq (Aurel) Prifti, lindur dhe banues në fshatin
Pendavinjë të Korçës, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje të mbetur në
tentativë” dhe Roland Kuros, 43 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Boboshticë, komuna
Drenove e rrethit të Korçës.


 
Veröffentlicht : 13/04/2011 3:46 p.m.
Teilen: