Benachrichtigungen
Alles löschen

Skandaloze!!! Prifti Don Anton Kcira fyen shqipetaret

3 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
640 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#4370]

http://www.youtube.com/watch?v=gBJz3dpwfmQ


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 04/03/2010 9:46 a.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

Me vjen keq qe nuk po arrijn njerzit te shofin kete video sepse qe saa here qe ngarkohet kjo video ne youtube ,nuk kalon shume dite dhe e fshijn nga youtube,
eshte mire qe ta shohin te gjithe shqiptaret kete video dhe ta dijn se kush jane kataliket,cka mendojn ata per neve 1.900.000 shqiptareve musliman qe jemi shumice,nese kishin qene raportet e kundert ata shumice e ne muslimanet pakice cka na kishin bere ata neve me ane te kesaj videoje kuptohet gjithecka,kush eshte tolerant,kush eshte i miri dhe i keqi.
Vellezer e motra ju qe nuk keni pas rastin ta shihni kete video,ky prifti Don Anton Kçira neve shqiptarve musliman qe jemi 1.900.000 mbi 90% shumice ,e merr guximin dhe na quan njerez me bishta na thot qena,dhe akoma edhe pas kesaj deklarate e cila eshte duke qarkulluar me te madhe ne internet kisha katolike nuk distancohet nga qendrimi i ketij prifti kisha po hesht e heshtja eshte pajtim.
Politikanet tone i kan shti vesht ne lesh dhe nuk reagojn as ata ,sepse nese reagojn nuk i perkrah me perendimi dhe eshte rrezik me ju humb karrika ,e per ata qe na shajn vlerat tona ska dert,me rendesi eshte karrika,se tani sna do me Amerika.
medjat tona si ato te shkrurat edhe ato elektronike e fshehen kete materjal te ketij prifti nuk donin ta benin publike edhe ato qe shkrujte nuk e theksuan thelbin e deklerates sepse kishin te benin me nje prift.Halil Matoshit as nuk ju degjua zeri kesaj radhe ,se me pas qene me fol dicka ndoj hoxhe ,ai e kish qky gojen tu fol kunder atij hoxhe ,po tash prift nuk ben me reagu kunder ketij.


 
Veröffentlicht : 07/03/2010 10:59 p.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 


Prifti nuk kërkon falje, arsyetohet dhe akuzon
Prifti Kqira akuzon për “ekstremizëm fetar” dhe “individ të shitur” ata të cilët fjalimin e tij e interpretojnë ashtu siç është thënë nga vet goja e tij.

E shtune 6 Mars 2010 18:21

Protagonisti kryesor i fjalëve ofenduese kundër shqiptarëve kosovar, prifti kosovar në Detroit të SHBA-ve, Don Anton Kqira, iu është drejtuar popullit të Kosovës nëpërmjet një letre të hapur ku bën sqarime rreth arsyeve që e kanë shtyrë të deklarohet me një gjuhë aq ofenduese ndaj shqiptarëve kosovar.

Në “letrën e hapur” të priftit Kqira nuk kërkohet falje në mënyrë të hapur dhe të qartë nga populli kosovar, por në vend të saj, ai bën promovimin e aktivitetit të tij shumëvjeçar “patriotik” për çështjen kombëtare dhe pavarësinë e Kosovës.

Prifti Kqira akuzon për “ekstremizëm fetar” dhe “individ të shitur” ata të cilët fjalimin e tij e interpretojnë ashtu siç është thënë nga vet goja e tij.

“Fjala ime aty ka shprehur në mënyrë emocionale indinjatën në lidhje me ngjarjen e bazës ushtarake të Fort Dix-it të New Jersey-it, dhe ndoshta fjalori i përdorur nga ana ime në këto rrethana nuk ka qenë i përzgjedhur mirë dhe me kujdes”, thuhet në ‘letrën e hapur’ të priftit Kqira, ndërsa bie në sy pjesa ku prifti Kqira deklaron: “... ndoshta fjalori i përdorur nga ana ime në këto rrethana nuk ka qenë i përzgjedhur mirë dhe me kujdes”, që le të kuptohet se prifti ende nuk është i sigurt nëse ka përdorur apo jo fjalor të përshtatshëm kundër vëllezërve dhe motrave të tij shqiptar nga Kosova.

Është indinjuese fakti se mediet kosovar dhe shqiptare shumë pak e kanë trajtuar këtë lajm skandaloz të priftit Kqira. Verzioni elektronik i gazetës “Bota Sot” ka publikuar letrën e priftit Kqira por ka hezituar ta postojë edhe fjalimin e tij ofendues, që lexuesit ta kenë një pasqyrë me objektive ndaj asaj që ka ndodhur.

Lajmi rreth videos me fjalimin ofendues të priftit Kqira është përhapur kryesisht nëpërmjet internetit dhe atë nëpërmjet faqes YOUTUBE. Për shkaqe ende të ‘panjohura’, shumica e videove të fjalimit të priftit Kqira janë larguar nga rrjeti i Youtube-s.

Në rrjetin social-virtual FACEBOOK është iniciuar një grup me emrin “Te behen 1.900.000 Shqiptar qe jane kunder Priftit Don Anton Kcira”, të cilës deri më sot iu janë bashkangjitur rreth 20.000 fansa.

Në fund, na mbetet ta pyesim veten tonë se si do të reagonin mediat “demokratike”, “të pavarura” e “të varura”, të Kosovës e të Shqipërisë, po që se ndonjë nga hoxhallarët shqiptarë do t’i quanin me ndonjë fjalor ofendues bashkëkombësit e tyre të ndonjë përkatësie tjetër fetare.

Është çudi se si nuk u dëgjua zëri i mbrojtësve të të drejtave të njeriut, nuk u dëgjua zëri i atyre që gojën e kanë përplot “patriotizëm”, zëri i organizatave që përfaqësojnë ata që derdhën gjakun nga “rrjepjet” e ‘kasapit të Ballkanit’, zëri i atyre që pretendojnë se përfaqësojnë 1.900.000 shqiptarë të Kosovës (që ky prift i quan “shqiptarë me bishta” ose “qej”).

Fjalimi i priftit Kqira nuk i referohej vetëm 1.900.000 shqiptarëve të Kosovës, por ai fjalim filloi nga 260.000 “qenjtë e rrjepur” (musliman boshnjak) në Srebrenicë (Bosnje). Dhe, mu ky fakt të bën të dyshosh në sinqeritetin e priftit se fjalimi i tij ishte bërë nën ndikimin e ngjarjes së “Fort Dix-it”, ku prifti thotë: “Fjala ime aty ka shprehur në mënyrë emocionale indinjatën në lidhje me ngjarjen e bazës ushtarake të Fort Dix-it të New Jersey-it”. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë përse prifti iu referua edhe viktimave muslimane të Bosnjës, apo mos vallë ai ka ndonjë indinjatë tjetër emocionale ndaj një grupi njerëzish të cilët nuk janë sikur ai, por janë të një besimi tjetër fetar?

Materjali eshte marrur ng mesazhi.com


 
Veröffentlicht : 08/03/2010 10:55 a.m.
Teilen: