
Rusja e re detyrohet të anuloj udhëtimin për në Marok, ku duhej të martohej, sepse nëna e saj e lajmëroi si vetëvrasëse me bombë, e cila ka për qëllim ta shkatërroj aeroplanin, shkruan shtypi lokal
E gjithë kjo rezultoi se e ëma kishte ngritur alarm të rremë vetëm për të parandaluar udhëtimin e vajzës së saj.
Vajza ishte përgatitur të udhëtoj me aeroplan për në Marok, ku mendonte të martohej, por nëna e saj e telefonoi policinë duke pretenduar se vajza e re ka për qëllim aktivizimin e një bombe gjatë fluturimit. Këtë paralajmërim policia e mori shumë seriozisht dhe anuloi fluturimin e aeroplanit i cili përgatitej të fluturonte nga aeroport në Moskë, ndërsa vajzën e arrestuan.
Gjatë hetimeve është zbuluar se bëhet fjalë për një alarm të rremë të gruas 56 vjeçare e cila menjëherë e pranoi fajin e saj.
"Është dashuruar me një maroken dhe planifikoi të shkojë në Marok dhe të martohet me të", tha nëna, në përpjekje për të shpjeguar veprimin e saj, duke thënë se ajo e kundërshtoi atë, sepse nuk dëshironte që vajza e saj të jetoj jashtë vendit. Pas zgjidhjes së këtij problemi, vajza hipi në aeroplanin e parë dhe u nis për në Marok.
