Benachrichtigungen
Alles löschen

Kapen disa maqedonas, mediat: Do sulmonin fshatin me shqipta

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
416 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#6149]

Kapen disa maqedonas, mediat: Do sulmonin fshatin me shqiptarë, Luboten

SHKUP-Njësitet speciale policore kanë arrestuar një grup maqedonasish nga Radishani, të cilët tentonin të sulmonin në fshatin Luboten. Keshtu citon sot agjencia e lajmeve INA.

Ne fakt pamjet mbajnë datën 13 Prill janë siguruar përmes një video- xhirimi amator, ku shihet se si nje grup të rinjsh maqedonas nën pranga shoqërohet nga njësitet e ndërhyrjes së shpejt të MPB-së.

Pamjet janë në një zonë që gjendet në afërsi të fshatit të pastër etnik shqiptar Luboten.

Në këtë video janë regjistruar kërcënime ndaj policisë dhe fyerje vulgare, duke kërkuar lirimin e grupit të të ndaluarve.
Burime nga Shkupi thone se pamjet u perkasin disa personave qe protestuan dje per vrasjen e 5 shtetasve maqedonas ne nje liqen nga persoan ende te panjohur.

Sot fshati Luboten i Shkupit vazhdon të jetë i bllokuar, pasi në hyrje - daljet të tij janë vendosur forca policore.
Në dalje të fshatit është bllokuar rruga kryesore, pasi dje protestuesit maqedonas kanë hedhur zhavor në rrugë, duke bllokuar lëvizjen e plotë të banorëve shqiptarë të këtij fshati.

Këto ngjarje vijojnë pas vrasjes së 2 shqiptarëve nga një polic maqedonas si dhe pas gjetjes së 5 trupave të peshkatarëve maqedonas të vrarë në një liqen në Maqedoni. Ngjarje e rëndë u konsiderua dhe rrahja e disa nxënësve shqiptarë në një krahinë me shqiptarë. Autorët besohet se ishin shtetas maqedonas.
Këto ngjarje kanë tensionuar kohët e fundit situatën në Maqedoni.


 
Veröffentlicht : 14/04/2012 3:30 p.m.
Teilen: