Benachrichtigungen
Alles löschen

E vrarë nga Izraelitët, e ngrënë nga qentë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
222 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#1497]

E vrarë nga Izraelitët, e ngrënë nga qentë
"Kemi parë pamje tronditëse gjatë këtyre 18 ditëve. Kemi mbledhur trupat e fëmijëve tanë të djegur apo të shqyer, por asgjë si kjo."thotë doktori i emergjencës.
"O Zot! Kurrë nuk kam parë pamje kaq trishtuese," thotë Kayed Ebu Avkal duke qarë

Doktori i emergjencës nuk mund ti besonte syve të tij kur pa pjesët e mbetura të vajzës që para disa ditëve quhej Shehd, Palestinezja 4 vjeçare me trupin e saj të plotë.

Ajo vdiq kur një bombë Izraelite kishte rënë në oborrin e shtëpisë së saj në Xhabalia në veri të Gazës, ku ajo ishte duke luajtur.

Kur prindërit e saj u ngutën për ta shpëtuar fëmijën e tyre, e cila kishte rënë në tokën e mbushur me gjak, një rrebesh plumbash Izraelit i ndaluan ata ti afrohen.

Për pesë ditë trupi i Shehdës kishte mbetur shtrirë jashtë që qentë ta shqyenin atë.

"Qentë nuk kishin lënë asnjë pjesë të trupit të saj pa e prekur," thotë me sy të mbushur me lot Ebu Evkal.

"Kemi parë pamje tronditëse gjatë këtyre 18 ditëve. Kemi mbledhur trupat e fëmijëve tanë të djegur apo të shqyer, por asgjë si kjo."thotë doktori i emergjencës.

Për pesë ditë vëllai i Shehdës, Matari dhe kushëriri Muhamedi, ishin munduar ta merrnin atë por kot. Ata sulmoheshin nga trupat Izraelite gjatë gjithë kohës.

Duke parë trupin e engjëllit të vogël të llomitur nga qentë endacakë, ata provuan për herën e fundit, dhe ishte kjo e fundit.

Ata ishin goditur nga plumbat Izraelit pa e arrirë trupin e saj, duke iu bashkangjitur numrit prej 920 viktimave të vrara prej 27 Dhjetorit nga Izraelitët.

Qëllimisht

Omran Zejda, një i ri nga fqinjët, thotë se Izraelitët e dinin çka po bënin.

"Ata e ndoqën familjen e saj si dhe nuk i lejuan ta arrijnë atë, duke e ditur se qentë do ta hanin," thotë ai.

"Ata jo veç se po na vrasin fëmijët, Ata qëllimisht po e bëjnë atë në mënyrën më të neveritshme dhe jo njerëzore."

Zejda thotë se fjalët e tij e as kamerat nuk mund ta përshkruajnë atë pamje të tmerrshme.

"Nuk mundeni të imagjinoni se çka i kanë bërë trupit të saj të pafajshëm qentë," thotë ai, duke u munduar ti ndalë lotët.

Shumë Palestinezë thonë se Shehda nuk është rasti i parë i këtij lloji.

Në Xhabalia, kur familja e Abd Rabuas dëshironte ti varroste tre prej të vdekurve nga familja e tyre, ushtarët Izraelitë filluan të shtënë në ta, thonë dëshmitarët.

Dhe pastaj ata lëshuan qentë në trupat e pajetë, të cilët ishin mbetur vetëm për shkak se xhemati ishin larguar të shpëtonin nga sulmet, thonë ata.

"Çka ndodhi është e tmerrshme dhe e paimagjinueshme," thotë daja i një të vdekuri.

"Fëmijët tanë vdesin para syve tanë dhe ne nuk lejohemi ti varrosim ata."

"Izraelitët i lëshuan qentë e tyre në trupat e viktimave thua se s'kanë bërë mjaft."

islamonline/mesazhi.com


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 17/01/2009 9:58 a.m.
Teilen: