Benachrichtigungen
Alles löschen

E tmerrshme: Siriani groposet i gjallë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
663 Ansichten
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 
[#6183]

Disa njerëz të armatosur afrohen pranë gropës, duke i thënë njërit - që duket se është oficer: “Zotëri, kemi gërmuar (gropën), dhe e kemi varrosur deri në kokë”. Oficeri thotë: “Varroseni këtë shtazë”. Ndërsa, viktima lutet: “Nuk ka zot tjetër pos Allahut”. Oficeri pastaj i thotë që ta ndryshojë lutjet e tij nga “Jo Allah po Bashar”, duke iu referuar presidentit të Sirisë Bashar al-Assad, që akuzohet për vrasjen e mbi nëntëmijë vetëve në tentimin e tij për të shuar kryengritjen në vend.
Në incizim dëgjohen ushtarët tek thonë se aktivisti është zbuluar derisa me kamerë po incizonte forcat ushtarake. Viktima cilësohet si “shtazë” dhe “qen nga Al-Qusayr” - qytet kryengritës afër Homsit.

Filmi është bërë më 25 prill dhe shfaq ushtrinë siriane. Kjo nuk është konfirmuar saktë, meqë tash vonë janë lëshuar këto pamje, ndërsa nuk shihet fytyra e asnjë ushtari të pranishëm. Një teori është se ajo është vënë në internet për të penguar aktivistët e tjerë, ndërsa një sugjerim tjetër është se ushtari i tronditur nga brutaliteti i vrasjes mund ta ketë lëshuar vetë këtë incizim.

Grupet e opozitës siriane tha se ata janë duke u përpjekur për të përcaktuar origjinën dhe origjinalitetin e filmit - të fundit në vargun e videove të tmerrshme të kasaphanës siriane.

Nga analiza, militantët e përfshirë dyshohet se mund të jenë nga njësitet jo të rregullta, si grupi kriminal “Shabiha”, i afërt me regjimin, që përdoret për provokime dhe vrasje. /Telegrafi/

http://www.youtube.com/verify_age?next_ ... r_embedded


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 27/04/2012 6:12 p.m.
Teilen: