Benachrichtigungen
Alles löschen

Zyrtarët: H1N1, jo aq i rrezikshëm sa pandemia e vitit 1918

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
142 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2662]

Autoritetet amerikane thonë se përhapja e virusit H1N1, njohur si gripi i derrave nuk është aq e fortë sa pandemia e vitit 1918 që shkaktoi vdekjen e dhjetëra miliona njerëzve në të gjithë botën.

Nancy Cox, zyrtare në Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha të premten se shkencëtarët nuk kanë gjetur të njëjta gjene në gripin e tanishëm, i cili ka shkaktuar vdekjen e 15 personave në Meksikë dhe të një personi në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Barak Obama shprehu optimizëm se virusi do të mbahet nën kontroll por ai shtoi se mbetet shumë për të bërë.

Numri i rasteve të konfirmuara të virusit H1N1 po rritet në të gjithë botën. Epiqendra e këtij gripi, Meksika thuajse është paralizuar e tëra në përpjekje për frenimin e sëmundjes.

Autoritetet meksikane njoftojnë për qindra raste të tjera ndërkohë në Shtetet e Bashkuara numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 141. Të premten, Franca, Danimarka dhe Hong Kongu konfirmuan rastet e tyre të para duke iu shtuar edhe 9 vendeve të tjera të cilat kanë pasur pak raste të prekjes nga sëmundja.

Autoritetet në Meksikë thonë se virusi H1N1 duket se është i lehtë për t'u trajtuar me ilaçe antivirale nëse mjekimi bëhet menjëherë.
Shtetet e Bashkuara nuk e kanë mbyllur kufirin me Meksikën por po i këshillojnë njerëzit të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme në vendin fqinj. Të njëjtin rekomandim kanë bërë edhe vende të tjera.


 
Veröffentlicht : 03/05/2009 4:14 p.m.
Teilen: