Planeti i sapozbuluar quhet Gliese 581g dhe sillet rreth yllit të njohur me emrin Gliese 581. Besohet se kushtet atmosferike në këtë planet janë shumë të ngjashme me ato në planetin tonë, prandaj shkencëtarët besojnë se gati me siguri të plotë mund të thuhet se në të ka një formë të jetës.
Gliese 581g ka një masë sa tri herë toka, kurse viti në të ka vetëm 37 ditë.
Nga verifikimet e deritanishme, shkencëtarët besojnë se planeti i ri, i konsideruar “një tokë e dytë” mund të përmbajë ujë. Planeti është në përmasa mesatare, ka gravitetit në sipërfaqe dhe atmosferë të përshtatshme.
"Kjo me të vërtetë është i pari planet ku mund të ketë jetë," tha bashkë-zbuluesi R. Pol Batler i Institutit ‘Carnegie’ të Uashingtonit.
Planetit të ri ulet mu në mes të asaj që astronomët i referohen si zonën e banueshme, ndryshe nga gati 500 planetët e tjerë që janë gjetur jashtë sistemit tonë diellor.
Gjetja e një planeti që potencialisht mund të mbështesë jetën është një hap i madh për t’iu përgjigjur pyetjes së përjetshme: A jemi të vetëm në gjithësi?
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ