Benachrichtigungen
Alles löschen
Kuriozitete
1
Beiträge
1
Benutzer
0
Reactions
71
Ansichten
Themenstarter
YouTube bën hapin e madh. Nga shfaqja në PC tani mund të ndiqet edhe në TV.
Portali i videove të Google vjen në një formë të re e quajtur thjesht "YouTube XL".
Bëhet fjalë për një version që lejon shikimin e videove në ekranet e mëdha televizive.
Qëllimi kryesor është ndjekja e videove të hedhura në internet në sallonin e shtëpisë, pa qenë nevoja të ulesh para kompjuterit.
YouTube.com/XL ndryshe nga Youtube.com, vjen me një pamje të ndryshuar dhe më të thjeshtë, me përmasa më të mëdha të tekstit e pa komentet e vizitorëve.
Versioni i ri funksionon me çdo lidhje të thjeshtë me internetin dhe shërben fare mirë për filmat 'high definition'.
Por, licenca për momentin e pengon Youtube të shfaqë çdo film apo show kryesor.
Veröffentlicht : 09/06/2009 7:54 p.m.
