Komisioni Evropian është i pakënaqur me vendimin e kompanisë amerikane Microsoft, që versionin e ardhshëm të sistemit operativ më popullore në botë, Windows, në tregun evropian ta lansojë atë pa shfletuesin Internet Explorer.
Microsoft ka vendosur një masë të tillë, për shkak se në të kaluarën ka pasur një numër të madhe të kritikave të Komisionit Evropian dhe paralajmërimeve që janë bërë për kompaninë amerikane të cilat thonë se kompania përmes sistemit të vet operativ nuk mund të ofrojë vetëm një shfletues, por duhet të ju lejojë konsumatorëve të zgjedhin disa prej tyre.
Komisioni Evropian tani thotë se qëllimi ishte për tu bërë të mundur konsumatorëve të zgjedhin mes shfletuesit Internet Explorer dhe të tjerëve, dhe jo Windows ti lejë ata pa asnjë shfletues.
"Në vend të kësaj, për të siguruar (konsumatorëve) më shumë zgjedhje, duket se Microsoft vendosi të bëjë më pak", thotë deklarata e Komisionit Evropian.
![]()


