Njëri ndër aktorët më shërmantë të serialit “Kafeneja e jonë”, Fatmir Spahiu, në një intervistë për Express Online, tregon se do të vuante nëse do të mbante dietë si dhe flet për kompaninë e tij më të re, e cila ka një emër interesant, “Buka”.
Nga Ardian Jasiqi më 09.06.2009 në ora 10:46
I njohur me nofkën “tullumi” ai është personi që më së shumti kujdeset për kafenenë e tij në serialin televiziv “Kafeneja e jonë”, që transmetohet në RTK. Por, gjërat ndonjëherë i komplikohen, pasi jo gjithherë ka punëtor të zellshëm.
Thotë se i pëlqen estrada për mënyrën se si i menaxhojnë punët e tyre, ndërkaq tregon se cili shkrimtarë dhe filozof i pëlqen edhe pse nuk tregon arsyen pse?
Për Express Online, flet njëri prej aktorëve më të mirë në Kosovë, Fatmir Spahiu...
Express Online: Këni një personazh shumë interesant në Kafenenë Tonë! Si e përshkruani ju karakterin e juaj në këtë Tv Serial?
Fatmiri: Unë mendoj dhe kënaqem me faktin që kam arrit me krijuar një karakter të pëlqyer nga masa dhe kjo me inkurajon që edhe tutje ta begatoj këtë personazh , por e dini që kjo punë nuk behet vet por me ndihmën e kolegëve, regjisorit, skenarit dhe produksionit. Krejt në fund me përkrahjen e audiencës e cila është gjithmonë e lartë.
Express Online: Sa ju mundojnë xhirimet? Apo është kënaqësi kur filloni te xhironi?
Fatmiri: Xhirimet janë të mundimshme atëherë kur ka mungesë të provës por ndodh rrallë. Përndryshe unë këtë punë e shoh ekskluzivisht si kënaqësi.
Express Online: Kush është ai që ju bën më se shumti të qeshni gjatë xhirimeve të serialit?
Fatmiri: Ka momente kur thjesht nuk mundesh me tejkaluar nga e qeshura. Ndodh me secilin prej tyre me ngec nganjëherë nga e qeshura, por është pjesë e punës dhe kur bën komedi natyrisht se të qeshet .
Express Online: Më parë edhe keni prezantuar. A dëshironi prapë t'i ktheheni prezantimit?
Fatmiri: Unë prezantoj kur dikush ka nevoje që një aktor të prezanton ndonjë gjë, gjë kjo e cila është shumë e shpeshtë në botë. Por të jem prezantues klasik kurrë nuk kam menduar, por ndoshta në të ardhmen mund të udhëheqë ndonjë show madhor, pse jo?
Express Online: Si aktor, çfarë mendoni për estradën? Sa janë ata "in"?
Fatmiri: Janë “In” dhe kam mendim shumë pozitiv për ta dhe shumë prej tyre i kam edhe shokë, bile, bile mendoj që në aspektin komercial ata e menaxhojnë vetën më mirë se ne. Biznesi i skenës është edhe garë e pamëshirshme andaj ata të cilët janë më të “ngadalshëm” gjithmonë ngecin… ndërsa Estrada tek ne është mjaft aktive dhe për këtë gjë unë i përgëzoj.
Express Online: Jeni i martuar...Si është ndjenja e të qenit baba?
Fatmiri: Të jesh baba…Po kjo ndjenjë për mua është gjeja me fenomenale dhe e pashpjegueshme që me ka ndodh në jetë. Unë jam i martuar me Zanën dhe kemi djalë, Malin, i cili para pak kohe ka mbushur dy vite, dhe përveç gëzimit që sjell si fëmijë, mund të them që djali është çlodhja ime ditore.
Express Online: Shumë njerëz pyesin për pijen tende të preferuar. Cila është ajo?
Fatmiri: Vera e kuqe.
Express Online: Cili është karakteri i juaj në jetën e përditshme? Jeni agresive, i qete apo....
Fatmiri: Jam kompot karakter, heheh nëse mund të quhet… unë nuk besoj që në KS ka karakter vetëm të qetë ose vetëm agresiv, unë jam thjesht një i ri kosovar.
Express Online: A vuan nga trashësia?
Fatmiri: Jo, por vuaj kur po duhet me mbajt dijet. Heheh
Express Online: Cilin filozof e pëlqeni dhe pse?
Fatmiri: Hajt lë të jetë Aristoteli…
Express Online: Cilin shkrimtar e pëlqeni dhe pse?
Fatmiri: Ismail Kadare.
Express Online: Në fund na flisni diçka për planet në të ardhmen... Në cilat shfaqje apo filma, seriale je i angazhuar?..
Fatmiri: Përveç serialit i cili është në fund tëe sezonit, jam duke xhiruar film të metrazhit të mesëm dhe me 13 qershor kam premierën e shfaqjes, “Sex, rrena dhe pata te Egra”, të Vudi Allen. Shfaqja është produksion i Teatrit Kombëtar të Gjilanit. Kjo është ajo që është shumë afër të realizohet, ndërkaq, në planin pak më të largët jam duke u përgatitur për disa projekte me kompaninë time “Buka” të cilat për momentin do të mbetën të pazbuluara.
