Benachrichtigungen
Alles löschen

Vret shefin për ta ruajtur vendin e punës?

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
79 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3245]

Policia spanjolle ka arrestuar një njeri, për të cilin dyshohet se ka angazhuar një vrasës me pagesë, për ta vrarë shefin e tij, në një përpjekje të dëshpëruar për ta evituar përjashtimin nga puna, thuhet në numrin e të së martës së gazetës "El Pais". Kreu i shërbimeve audiovizuale në Qendrën ndërkombëtare të mbledhjeve në Barcelonë, kishte angazhuar një kolumbian i cili kishte shtënë dhe kishte vrarë drejtorin e kësaj qendre më 9 shkurt, thotë policia. Drejtori kishte ndërmend që ta përjashtonte të arrestuarin nga puna, si pjesë e një plani restrukturues, thotë policia. Për shkak të frikës nga humbja e punës, i arrestuari, nëpërmes motrës së tij, kishte angazhuar një ekip prej gjashtë kolumbianëve, të cilët kishin planifikuar dhe kryer vrasjen, thotë "El Pais". Policia ka arrestuar edhe motrën e këtij personi, si dhe të gjashtë
kolumbianët. Kjo vrasje paraqet njërin nga veprimet më radikale të spanjollëve, të cilët kanë frikë nga humbja e punës, shtëpisë dhe biznesit, për shkak të një recesioni që ka shkaktuar rritjen e papunësisë në një shkallë më të madhe sesa në çdo vend tjetër të zhvilluar. Rastet e tjera përfshijnë një ndërtues spanjoll, i cili kishte kidnapuar bankierin e tij, si dhe një pronar të një firme ndërtimi, i cili ishte kërcënuar se do t'ia vinte vetes zjarrin, nëse nuk paguhen borxhet e tij.


 
Veröffentlicht : 05/07/2009 10:17 p.m.
Teilen: