Benachrichtigungen
Alles löschen

Vetëvritet 12 vjeçarja për t’i dhuruar organet familjes

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
352 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5723]

Vetëvritet 12 vjeçarja për t’i dhuruar organet familjes

Indi – Një 12 vjeçare i dha fund jetës në tentativën për t’i dhuruar organet babait dhe vëllait të saj. Por fatkeqësisht trupi i saj u dogj para se të zbulohej letra e vetëvrasjes me dëshirat e saj të fundit.

Vajza e vogël kishte arritur në konkluzion se vetëvrasja ishte e vetmja mënyrë për të ndihmuar familjen e saj të varfër. Familja nuk mundej të përballonte shpenzimet e një syri për babanë për ti shpëtuar shikimin dhe një veshke për vëllanë që ti shpëtonte jetën.

Mumpy Sarkar vrau veten në datë 27 qershor, por akti i saj nuk mundi ta ndihmonte familjen duke qenë se letra u zbulua tepër vonë.

Sipas letrës vajza i kishte kërkuar edhe motrës të bashkohej me të në planin e vetëvrasjes, por ajo i kishte qeshur në fytyrë dhe ishte nisur për në shkollë. Më pas ajo piu një pesticid dhe i dha fund jetës, me shpresën se vdekja e saj do të shërbente për të ndihmuar familjen fatkeqe.


 
Veröffentlicht : 14/07/2011 2:06 p.m.
Teilen: