Benachrichtigungen
Alles löschen

Vëllezër sipas kimisë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
92 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2764]

Eminem pranoi se kishte thirrur Elton John për ta pyetur për këshillë se si të shpëtojë nga varshmëria e drogës, sepse mes tjerash Elton ka përvojë me këto gjëra.
Në intervistë për Detroit Metro Times, Eminem tha se është në kontakt të vazhdueshëm me Elton pasi që njëkohësisht e luti për këshillë se si të ndalojë së droguari”

‘Ai ka pasur probleme të ngjashme në të kaluarën. Kur vendosa që të pastrohem e thirra dhe bisedova me të sepse ai është dikush në këtë punë dhe mund të më kuptojë, mund të kuptojë edhe këtë mënyrë të jetës dhe sa i stresuar ajo mund të jetë”, deklaroi Eminem duke theksuar se Elton kupton presionin e kësaj pune shkaku i së cilës shumica përcaktohen për drogë.
“Elton dhe unë kemi jeta të ngjashme dhe na pëlqejnë gjërat e ngjashme. Andaj thjeshtë e thirra dhe i thash se kam probleme dhe më duhet një këshillë e tij”, ishte i thjeshtë Eminem duke folur për problemin e tij me drogë.


 
Veröffentlicht : 16/05/2009 3:46 p.m.
Teilen: