
Tajlanda sterilizon 1.500 majmunë
Rreth 2500 majmunë të llojit 'Makaka' jetojnë në qytetin tajlandez, Lopburi. Për çdo ditë ata ngjiten nëpër ndërtesa, kalojnë nëpër rrugë dhe kërkojnë ndonjë derë të hapur për të gjetur ushqim.
Majmunët shumohen shumë dhe është vështirë që të ushqehen. Kjo u paraqet telashe banorëve të fshatrave përreth të cilët vazhdimisht pësojnë dëme nga majmunët ndonjëherë edhe agresiv. Andaj autoritetet e Tajlandës vendosën që të zbatojnë programin për sterilizimin e majmunëve meshkuj me qëllim që banorët dhe majmunët përsëri të jetojnë në harmoni.
'Nuk ka sa duhet ushqim ose strehim për majmunët. Njerëzit më thërasin që t'i sterilizoj majmunët. Po që se numri i tyre rritet, atëherë njerëzit do të kishin probleme të mëdha, sikurse edhe majmunët pasi do të mbeten pa strehim dhe ushqim', thotw veterineri Jatamas Sumanam.
Mirëpo një pjesë e banorëve nuk pajtohen me këtë program pasi që konsiderojnë se në këtë mënyrë qyteti nuk do të ishte atraktiv për turistët.
'Nuk pajtohem me këtë, pasi atraksioni kryesor këtu janë majmunët. Turistët vijnë vetëm për shkak të majmunëve, kurse shumë pak prej tyre vijnë që të vizitojnë ndonjë tempull të lashtë hindu ose budist', pohon Saksid Saepo, budist i punësuar në tempullin hindu.
Me këtë program pritet që të sterilizohen rreth 1500 majmunë. I tërë procesi i sterilizimit zgjat gjysmë ore, kështu që majmunët kthehen prej ku janë marrë. Deri më tani u sterilizuan 110 majmunë. Majmunët meshkuj mund të shumohen 10 herë në ditë kurse femrat të lindin dy herë në vit. Këta majmun jetojnë mesatarisht nga 35 vjet, por çdo muaj vdesin të paktën pesë prej tyre në fatkeqësitë e komunikacionit ose nga goditja elektrike. Vitin e kaluar vetëm në kryeqytet u lindën 500 majmun të rinj, por me këtë program numri i tyre nuk duhet të jetë më i madh se 300.
alsat-m
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"