Benachrichtigungen
Alles löschen

Sori fiton Big Brother-in

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
84 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2773]

Shoun real "Big Brother Albania 2" e ka fituar Qetsor Ferunaj, i cili në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Adelajden ka arritur të marrë numrin më të madh të votave të publikut.

Adi ishte banori i parë nga finalistët që u largua nga shtëpia. Adi është njëri nga banorët i cili ka pasur një jetë të vështirë, por që arriti të dilte me kokën lart. Ai është përballur me këdo pavarësisht diferencës së moshës me të tjerët.

Banori i dytë i cili duhej të largohej nga shtëpia e “Big Brother” me vendimin e publikut ishte Bjordi. Në të dyja rastet në momentet e fundit edhe Adi edhe Bjordi ishin përballë Adelës, dhe kjo e fundit doli fituese.

Në fund, fituesi mbeti të zgjidhej ndërmjet Qetësorit dhe Adelës.

Qetsori dhe Adelajda janë shprehur që nuk e prisnin që të ishin ato dy finalistët, pasi kanë qenë banorët më të padëshiruar nga të tjerët.

Adelajda u shpreh që spektaklin duhej ta fitonte Qetsori pasi ka kaluar nominime dhe ka fituar simpatinë e të gjithëve.

Ndërkohë, Qetsori i ka thënë se ajo e meritonte të fitojë pasi ka përballuar shumë ngacmime nga banorët e shtëpisë.

Dhe në fund përcjellësit e shumtë të këtij shou televiziv me anë të votave të tyre vendosën që fitues i edicionit të dytë të “Big Brother” dhe fituesi i 70.000 eurove të jetë Qetsori.


 
Veröffentlicht : 18/05/2009 1:32 p.m.
Teilen: