Personat në dietë nuk ia dalin të arrijnë peshë ideale më së shpeshti sepse shkaku i sjelljes së mirë e ndërpresin regjimin e ushqimit kur janë në rrethin familjar apo të miqve, vërtetoi studimi më i ri britanik.
Shkaku pse nuk dëshirojnë të bëhen të pasjellshëm para miqve apo familjarëve, në restorant apo në tubime shoqërore, personat të cilët janë në dietë më së shpeshti heqin dorë nga regjimi i caktuar i ushqimit dhe hanë atë që zakonisht nuk do ta kishin konsumuar.
Studimi tregoi se shumica e njerëzve konsiderojnë se mbajtja e dietës është e rëndësishme, sidomos nëse e bëjnë këtë nga arsyet shëndetësore, por po ashtu konsiderojnë se është e vështirë që të mbahet dhe shumica nuk arrijnë t’ia dalin në fund.
Rastet e veçanta, si martesat apo pushimet, e bëjnë shumë të vështirë anashkalimin e ushqimit të yndyrshëm. Po ashtu, deklaratat e shënuara keq apo hutuese nëpër prodhime, si dhe shija e keqe e ushqimit jo të yndyrshëm ndikojnë në arritjen kur mbajnë dieta.
