Benachrichtigungen
Alles löschen

Si ta pergatisim lekuren per nxirje?

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
97 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2777]

Jemi ne fillimet e plazhit, dhe bashke me te edhe deshira per tu nxire. Lekura duhet te pergatitet ne menyre qe te mare nje ngjyre te bukur dhe te shendetshme, homogjene dhe qe te zgjase.
Ja disa keshilla per te pergatitur lekuren e fytyres dhe te trupit nga rrezet e diellit.

Filloni me ushqimin: shtojini dietes tuaj nje sasi te vogel me fruta te thata te cilat permbajne acid yndyror qe ndalojne radikale e lira. Konsumoni ushqime te pasura me beta-karoten, pini shume uje.

Fytyra:

Evitoni te lani fytyren me uje dhe sapun pasi, than lekyren. Me mire zgjidhni nje pastrues qumesht me vitamina dhe nje tonik per ta perdorur ne mengjes dhe ne mbremje, me pas aplikoni nje krem hidratant. Mund te perdoret nje krem i cili permban acide te frutave, te cilat kane aftesi per te arritur ne siperfaqe, dhe keshtu fytyra do te jete e ushqyer dhe e hidratuar. Nje here ne jave beni nje scrub te lehte per te eleminuar qelizat e vdekura, ne mbremje para se te shtriheni per te fjetur mund te perdorni edhe nje maske ushqyese.


Trupi:

Beni nje dush te perditshem dhe perdorni nje lares delikat i cili ben pak shkume. Ideale do te ishte nje vaj dushi i cili nuk te thane lekuren e trupit dhe respekton mbrojtjen natyrale. Mbas dushit eshte e nevojshme te aplikoni nje krem hidratant. Edhe trupi ka nevoje per nje scrub nje here ne jave per te eleminuar qelizat e vdekura. Nese e keni lekuren shume delikate dhe te ndjeshme, perdorni nje produkt delikat njehere cdo 15 dite./pourfemme/


 
Veröffentlicht : 18/05/2009 1:52 p.m.
Teilen: