Benachrichtigungen
Alles löschen

Shtatzëna pret 12 fëmijë

6 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
279 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3663]

Tuniz - Një grua nga Tunizia ka mbetur shtatzënë me 12 fëmijë.
Sipas lajmit që bëjnë të ditur gazeta angleze, gruaja që është me profesion mësuese, përgatitet të thyejë rekordin amerikanes Nadya Suleman, që lindi tetë foshnja përnjëherësh.

Mësohet se gruaja paska marrë mjekim për të mbetur shtatzënë dhe tashmë në barkun e saj po rriten 6 foshnja të gjinisë mashkull dhe 6 femra.

Bashkëshorti i nënës “rekordmene” që është mësues edhe ai si e shoqja, në një intervistë për një gazetë tuniziane tha se “Në fillim menduam se pritnim binjakë. Gëzimi ynë u shtua bashkë me numrin e fëmijëve që presim.”

Mervani jeton në qytetin Gafsa në Tunizi dhe bëri të ditur se e shoqja kishte dështuar dy herë më parë.


 
Veröffentlicht : 18/08/2009 8:24 p.m.
 sena
(@sena)
Beiträge: 3095
Famed Member
 

:shock: :shock: :shock:
eh bije bre :kafe: :shuplak:


it's nice to be important
but it's much important to be nice

 
Veröffentlicht : 18/08/2009 11:33 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Po ka qen ne gazet edhe ktu ama sdo te jetojn as nje femij shum pak ka shpresa se po thojn mjekt e pamundur eshte te jetojn , duhet te lind shum me heret se normal dhe kjo eshte arsya qe spo besojn qe do te jetoj ndonje femij nga 12-te :lotet:


 
Veröffentlicht : 19/08/2009 4:53 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Po ka qen ne gazet edhe ktu ama sdo te jetojn as nje femij shum pak ka shpresa se po thojn mjekt e pamundur eshte te jetojn , duhet te lind shum me heret se normal dhe kjo eshte arsya qe spo besojn qe do te jetoj ndonje femij nga 12-te :lotet:

Jo ishAlla :lotet: :lotet:

me zor qe ka arrit mi kriju mrena aq tash :lotet:


 
Veröffentlicht : 19/08/2009 5:05 p.m.
(@gitaa)
Beiträge: 1892
Noble Member
 

hmmmmmmmmmmm


 
Veröffentlicht : 19/08/2009 5:33 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Gruaja që mashtroi se është shtatzënë me 12 foshnja

Një grua tuniziane 34 vjeçare e cila një ditë më parë u kishte treguar mjekëve se është shtatzënë me 12 foshnja, ka mashtruar.

Ministria e Shëndetësisë, ka zbuluar se gruaja ka pasur probleme psikike dhe se ka gënjyer, dhe madje nuk është fare shtatzënë.

“Ekipet tona kanë hetuar por duket se shtatzënia e tillë, ekziston vetëm në fantazinë e saj”, deklaroi sot një zëdhënës i ministrisë tuniziane të shëndetësisë. Kjo grua pretendon se është në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe pret 6 vajza dhe 6 djem.

Autoritetet po e kërkojnë ta marrin në pyetje, por gruaja tashmë po fshihet, bashkë me burrin e saj, dhe asnjë nuk dihet për vendndodhjen. 34 vjeçarja, mësuese e gjuhës arabe pas një ekografie ka deklaruar se pas përpjekjeve të madha për të pasur fëmijë, më në fund u bekua nga Zoti. Edhe pse ekspertët kanë vlerësuar se nuk është e mundshme që një grua të jetë shtatzënë me 12 foshnje, ky lajm qarkulloi nëpër media dhe pushtoi tërë opinionin botëror.

Sipas autoritetet tuniziane, motivet e kësaj gënjeshtre të gruas, mund të lidhen me mashtrime për para. Ndërkaq, rekordin botëror të shtatzënisë më të madhe në botë, e mban një 23 vjeçare qipriote, me 11 fëmijë.

Por ajo abortoi 9 prej tyre, në mënyrë që të mbijetonin vetëm 2. kjo ngjarje ndodhi në vitin 1996.


 
Veröffentlicht : 22/08/2009 2:01 a.m.
Teilen: