Një çift i porsamartuar nga Arabia Saudite ka pasur vetëm një javë lumturi. Në fakt, burri i ka humbur nervat duke pritur në aeroport gruan që të kthehet nga WC-ja, prandaj ka hipur në avion pa të. Ajo në anën tjetër i ka humbur nervat kur e ka kuptuar se çfarë kishte vepruar ai dhe ka parashtruar kërkesën për shkurorëzim. Kur gruaja, përndryshe mësuese me profesion, është kthyer nga tualeti dhe nuk e ka gjetur burrin aty ku e kishte lënë, e kishte kapluar paniku. E ka kërkuar
gjithandej, ka alarmuar edhe personelin e aeroportit, të cilët në fund e kishin gjetur në listën e udhëtarëve të cilët ishin nisur në fluturimin për Malajzi. Ai me të kthyer në shtëpi i qetë e ka njoftuar familjen se gruan e ka ende në Malajzi, derisa ajo e shqetësuar ka parashtruar kërkesën për shkurorëzim vetëm një javë pas martesës!
Benachrichtigungen
Alles löschen
Kuriozitete
1
Beiträge
1
Benutzer
0
Reactions
129
Ansichten
Themenstarter
Veröffentlicht : 08/07/2009 8:39 p.m.