Saksofoni i ish-presidentit amerikan, Bill Clinton u shit gjatë festivalit të Cannes për 180 000 dollarë, ndërsa fitimi nga ankandi bamirës do të dhurohet për luftë kundër SIDA-s.
Për dy puthje të aktorit 23-vjeçar, Robert Pattinson, yllit të filmit ‘Twilight’, një mysafire ndau madje, 56 000 euro.
Këtë gala mbrëmje të bamirësisë e udhëhoqi Sharon Stone të enjten mbrëma në hotelin luksoz në rivierën franceze.
“Kur e shoh çmimin e këpucëve të mia mendoj se asnjëri nga ne të mbledhurit në këtë sallë nuk mund të shtiret se s’ka çfarë të jep”, tha aktorja duke iu bërë thirrje të ftuarve që të jenë dashamirës.
Ndërkaq, rreth 800 mysafirë mes të cilëve ishin Paris Hilton, manekinia, Claudia Shifer, regjisori Terry Gilliam, 50 Cent dhe James Watson- njëri prej shkencëtarëve i cili e zbuloi ADN i argëtoi Annie Lenox.
Fitimi nga ankandi do t’i dhurohet fondacioni amfAR- organizatë kjo jo fitimprurëse e cila ndihmon në kërkimet e SIDA dhe HIC.
Në ankandin e vitit të kaluar fitimi i përgjithshëm u vlerësua në 10 milionë dollarë rekord. Për fitime nga ankandi i mbajtur të enjten mbrëma ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare.
