“Shet” veten për të...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

“Shet” veten për të shpëtuar mikeshën

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
194 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#4043]

Studentja kineze shet veten për 24.000 dollarë, sa edhe nevojiten për të shpëtuar mikeshën e saj nga fakulteti.
Njëzetedyvjeçarja Dan Dan, e cila studion në universitetin në Dezhou, të provincës Shandong, ka vendosur që të martohet menjëherë me atë që jep këtë shumë. Ofertën e vet e ka publikuar në internet.

Mikeshës së saj Zhang Yuemei i është diagnostifikuar encefalitisi, që është sëmundje e trurit dhe palcës kurrizore.

Ajo nuk ka para për shërimin i cili i nevojitet, derisa pa të do të bie në gjendje vegjetative.

"Prindërit e saj janë bujq, të cilët mund të përballojnë shpenzimet e operacionit të shtrenjtë dhe tretmanet të cilat pasojnë pas tij", ka sqaruar Dan Dan.

Dan Dan thotë se do të martohet për mashkullin i cili është i gatshëm t’i jap 24.000 dollarë, shumë e cila do të mbuloj shpenzimet e shërimit.

Përkundër humanizmit të saj, disa e kanë akuzuar se po shfrytëzon mikeshën e saj për të gjetur një burrë të pasur.


 
Veröffentlicht : 26/09/2009 11:41 p.m.
Teilen: