Për "intimitetin" e tyre kanë zgjedhur një nga pikat më të frekuentuara të plazhit të Lidos, në Venecia. Ajo italiane, ai shqiptar i Kosovës, - sipas raportimit të gazetës italiane Il Gazzettino.
Kanë kryer një marrëdhënie seksuale, para syve të rreth 150 njerëzve që hanin në restorant. Ngjarja ka ndodhur të shtunën mbrëma, në orarin e darkës, në lokalin e mbushur plot. Mbrëmja pasionante e çiftit ka mbaruar me një denoncim, për kryerjen e akteve të turpshme në publik.
Fillimisht, klientët e restorantit "Ai Murazzi", në rrugën Kirchmyer 16, kanë bërë sikur nuk i kanë parë, por më pas, me kalimin e minutave , skenat filluan të ishin shumë të qarta dhe shumë të forta.
Pamja ka qenë e tillë, që të dukej vetja sikur ishe ulur para ekranit të kinemasë dhe po shihje një film me pullë të kuqe - dëshmuan disa klientë për gazetën.
Duke qenë se kishte dhe shumë fëmijë dhe familje të tëra që darkonin jashtë, personeli i restorantit telefonoi policinë.
Edhe kur agjentët e komisariatit të San Markos mbërritën në vendngjarje, çifti shqiptaro-italian ishte në një pozitë që linte shumë pak vend për interpretim.
Fakti më interesant ishte se nuk bëhej fjalë për adoleshentë; si burri, po ashtu dhe gruaja ishin, 35-vjeçarë. Ajo italiane, ai shqiptar i Kosovës.
Agjentët e policisë i kanë lutur fillimisht të visheshin, dhe më pas u kanë kërkuar mjetet e identifikimit. Në atë pikë burri është xhindosur. Ai nuk kishte dokumente dhe sipas raportimit te Il Gazzettino, ka nisur të bërtasë e të bëjë rezistencë, madje ka qëlluar njërin nga policët, duke i shkaktuar një gërvishtje të lehtë në fytyrë.
Denoncimit për akte të turpshme në publik, për 35-vjeçarin shqiptar iu shtua edhe dhe një tjetër akuzë: rezistencë dhe fyerje e një zyrtari publik.