Benachrichtigungen
Alles löschen

Qenit të shurdhër ia mësojnë gjuhën e shenjave

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
242 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3929]

Këlyshi Pixie ka lindur e shurdhër, prandaj pronarët e saj ia kanë besuar atë trajnueses së qenve të shurdhër e cila deri tani i ka dresuar katër deri tash. I ka mësuar të vijnë, ulen dhe shtrihen.

Pasi që e kanë kuptuar se këlyshi i tyre vetëm tetë muajsh është i shurdhër, pronarët kanë vendosur t’ia mësojnë gjuhën e të shurdhërve. Pixie nga Australia dresohet nga Liz Grewal e cila ka katër qen të shurdhër të cilët ka arritur të mësojë të ulen, shtrihen dhe të afrohen nëse dikush i thërret.

”Qentë e kuptojnë gjuhën e trupit apo gjestet me duar. Këmbëngulja është çelës i mësimit të secilit qen, mirëpo të shurdhërve duhet më me këmbëngulje t’ua sqarosh. Megjithatë ata mësojnë më shpejt se qentë të cilët dëgjojnë sepse zërat tjerë u pengojnë”, thotë Liz.

Për t’ua tërhequr vëmendjen, Liz i lag me ujë nga shishja.


 
Veröffentlicht : 08/09/2009 5:31 p.m.
Teilen: