Benachrichtigungen
Alles löschen

Porositi 1 milion trëndafila për 8 Mars!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
365 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#6030]

Porositi 1 milion trëndafila për 8 Mars!

Media ruse raporton se një person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, nga qyteti i Kizilordas në Kazakistan, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka porositur në Holandë plot një milion trëndafila për bashkëshorten e tij.

Në shumë vende të ish-Bashkimit Sovjetik, 8 Marsi është festa më e festuar pas Vitit të Ri.

Shitësi me shumicë i trëndafilave në Kizilorda, i cili thotë se i ka bërë ulje të kosiderueshme klientit “të çmendur” tha se çmimi i tyre do të variojë nga 3 dollarë në 13 dollarë. Kështu, me një llogari të thjeshtë del që kazakut romantik do t’i duhet të paguajë mes 3 dhe 13 milionë dollarëve, transmeton Starti njoftimin.

Kënga e famshme “një milionë trëndafila të kuq” është kënduar nga Alla Puguçeva në vitin 1982. Kënga ku thuhej se rruga për fitimin e vajzës kalon nga trëndafilat, u bë tepër popullore duke shitur mbi gjashtë milionë kopje dhe duke u transmetuar miliona në radiot dhe televizionet ruse..


 
Veröffentlicht : 09/03/2012 4:19 p.m.
Teilen: