Benachrichtigungen
Alles löschen

Pijaneci më i vogël në botë, një 3 vjecar

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
131 Ansichten
(@algea)
Beiträge: 19
Eminent Member
Themenstarter
 
[#5512]

LONDËR- Një trevjeçar anglez është shtruar në spital si i alkoolizuar, njoftoi sot botimi on-line i tabloidit britanik ''The Sun''.

Vogëlushi, i cili ''ka marrë edhe patentën'' si pijaneci më i vogël në botë, ka marrë pije alkoolike për gjashtë muaj me radhë pasi vuante nga dridhje trupi të papritura e ndryshime të shpeshta humori.
"Të diagnostikohesh si i alkoolizuar do të thotë se ky fëmijë ishte i varur nga pija. Prindërit e kanë bërë që të pijë shumë alkool dhe kjo është një gjë e tmerrshme", deklaroi një ekspert për gazetën ''The Sun''.
Muajin e kaluar, një tetëvjeçare skoceze, u bë e njohur si personi i alkoolizuar më i ri në botë.


 
Veröffentlicht : 03/04/2011 2:27 p.m.
Teilen: