Benachrichtigungen
Alles löschen

Paris kopjon Rihanna

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
97 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2958]

Ndonëse Paris dhe Rihanna nuk u paraqiten në të njëjtin aheng të veshura në të njëjtin fustan, mjaftoi për komentet nëpër media.
E veshur në mini-fustan me nënshkrim të Alexandar Wang, trashëgimtarja e njohur, Paris Hilton (28) të martën mbrëma në përcjellje të të dashurit, Doug Reinhardt u paraqit në mjuziklin ‘Rock of Ages’ në Brodway pas paraqitjes në shown e David Latterman.

Të njëjtin fustan ngjyrë zi-krem disa net më herët, gjithashtu në New York e pati veshur 19-vjeçarja, Rihanna me rastin e vizitës së reperit Kanye West, me të cilin kohëve të fundit po e sjellin në lidhje.

Për njerëzit e thjeshtë gafa e tillë e modës nuk do të ishte ndonjë problem, por kur bëhet fjalë për të famshmit të cilët janë vazhdimisht në cak të medieve dhe fotografëve dhe kujdesen për pamjen e tyre, gjërat janë më të komplikuara.
Megjithatë, kjo gafë e rastësishme apo e qëllimshme iu dha rastin medieve që të merren se kujt po i rri më bukur fustani dhe a po e kopjon Paris, Rihannan?


 
Veröffentlicht : 03/06/2009 9:55 p.m.
Teilen: