Qeveria e qarkut Gong, në Kinë urdhëroi të punësuarit e vetë “të pinë cigare ose ta lëshojnë punën”.
Në kohën kur punëdhënësit po mundohen rreth të punësuarve të tyre të cilët pinë duhan në gjetjen e hapësirave vetëm për ata në kuadër të hapësirës së punës, të punësuarit në Kinë morën urdhër nga punëdhënësit e tyre që të pinë duhan për të përmirësuar ekonominë lokale.
Fjala është për qarkun Gong në Kinë dhe zgjidhjen e problemit ‘Si të përmirësohet ekonomia lokale’- duke pirë duhan, respektivisht 230.000 paqeta ‘Hubei’ cigare këto vendore në vit.
Që kjo punë është më shumë se serioze, flet edhe fakti se të punësuarve të cilët nuk i përgjigjen urdhrit të qeverisë, parashihet gjoba madje edhe largimi nga puna. Nëse gjithçka rrjedh si duhet, qeveria është e gatshme që në këtë ‘marrëveshje’ të fut edhe cigaret ‘Huanghelou’.