Benachrichtigungen
Alles löschen

Norvegjia fiton trofeun e Eurovision-it

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
85 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2768]

Ashtu sikurse është pritur, përfaqësuesi i Norvegjisë, Alexander Rybak, ka dalë fituese në edicionin e 56 –të të Eurovisionit që është mbajtur në Moskë të shtunën.

Edhe këtë vit, pavarësisht se është thënë se do të këtë votim korrekt është parë se ndikimet politike dhe votimi për shtetet fqinjë ka vazhduar.

Vendet sllave kanë votuar për vendet e tyre fqinje ndërkaq ato ballkanase kanë votuar më shumë për vendet e lindjes dhe jo për fqinjët e tyre.

Madje, Bosnja dhe Hercegovina nuk ka dhënë asnjë votë për Shqipërinë ashtu sikurse ka bërë edhe Serbia.

Shqipëria kësaj radhe nuk ka marrë votat maksimale nga Maqedonia e cila i ka dhënë asaj vetëm 7 shtatë pikë ndërkaq Turqia i ka dhënë më së shumti pikë, dhjetë.

Të gjithë vendet e lindjes nuk kanë harruar që të përshëndesin Rusinë në rusisht për të vazhduar mandej me votat e tyre.

Shqipëria nga shtatë pikë ka marrë nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia, nga një pikë Shqipërisë ia kanë dhënë Suedia dhe Estonia.

Zvicra ka dhënë gjashtë pikë ndërkaq Kroacia ia ka dhënë asaj pesë.

Nga dy pikë Shqipëria i ka marrë nga Sllovenia dhe Hungaria.

Më këto pikë Shqipëria është renditur e 17-ta edhe pse bastoret kishin parashikuar që ajo të përfundoj e 10-ta.

Në vitin 2010 Norvegjia do të jetë nikoqire e këtij festivali dhe do t’i bashkohet me trofe Izrealit, i cili ka tri trofe të Eurovision.

Për Shqipërinë votuan

Suedia – 1
Mali i Zi – 7
Zvicra – 6
Maqedonia – 7
Greqia – 7
Turqia – 10
Estonia – 1
Kroacia – 5
Sllovenia – 2
Hungaria – 2

Shqipëria 12 pikë ia ka dhënë Greqisë


 
Veröffentlicht : 17/05/2009 2:49 a.m.
Teilen: