Amerikani Clyde Persley, i cili ka mbajtur tre punë të ndryshme për ta ushqyer familjen e tij, ka fituar çmimin kryesor të lotos, në Kaliforni - me vlerë prej 39
milionë dollarë. Persley (49-vjeç), që është i martuar dhe ka një vajzë katërvjeçare, do të marrë pjesën e parave prej 16 milionë dollarësh gjatë katër deri në gjashtë javë të ardhshme, ka thënë një zëdhënës i Lotarisë së Kalifornisë. Siç thuhet në njoftim, Persley ka punuar në një makinë për prodhimin e mbëlsirave,
pastaj si vozitës i limuzinës, si dhe ka mbajtur një punë shtesë në restorant. Ai ka bërë të ditur se, fillimisht do ta shpie gruan e tij në Havai, si dhe do ta
angazhojë një këshilltar financiar. Persley e kishte nxjerrë tiketën e lotos në një treg në Santa Cruz, ku gjatë dy viteve të kaluara, dy herë në javë ka blerë tiketa të lotos.
Benachrichtigungen
Alles löschen
Kuriozitete
1
Beiträge
1
Benutzer
0
Reactions
87
Ansichten
Themenstarter
Veröffentlicht : 30/06/2009 10:57 p.m.