Benachrichtigungen
Alles löschen

Një letër dashurie bashkon çiftin pas 16 vitesh

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
165 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3436]

Një britanik dhe ish-e fejuara e tij spanjolle, të ndarë që prej 16 vjetësh, më në fund janë martuar, pas zbulimit të një letre dashurie që kishte mbetur e fshehur pas një oxhaku për më shumë se 10 vjet, njoftoi dje shtypi britanik. Steve Smith dhe Carmen Ruiz-Perez, sot në moshën 42-vjeçare, kishin rënë në dashuri para 17 viteve, ndërkohë që vajza e
re jetonte në Brixham, në kuadër të një programi për shkëmbimin e studentëve. Ata ishin fejuar një vit më vonë, por marrëdhënia e tyre mori fund pas nisjes së Carmen Ruiz-Perez për në Paris, ku ajo drejtonte një biznes. Disa vite më vonë, Steve Smith, gjithmonë i dashuruar, i kishte dërguar një letër mamasë së ish-të fejuarës, në Spanjë me shpresën
për t'u rilidhur me ish-të fejuarën e tij. Por, letra ishte vendosur mbi oxhak, pas të cilit kishte rënë aksidentalisht. Letra nuk është gjetur veçse një 10- vjeçar më vonë, kur oxhaku ishte zhvendosur për t'u rinovuar. "Kur mora letrën, nuk i telefonova menjëherë Stevit, pasi kisha shumë ankth", - tregon Carmen Ruiz- Perez, për gazetën lokale 'Herald Express'. Nuk prisja të merrja telefonin. Por, e dija që ai ishte i bindur që do ta telefonoja. "Kur u ritakuar, ishte si në ndonjë film, kaluam aeroportin duke vrapuar para se të hidheshim në krahët e njëri- tjetrit", - tregon ai.


 
Veröffentlicht : 24/07/2009 2:07 a.m.
Teilen: