Një grua ruse lind një foshnje "gjigante"
Një grua ruse ka lindur një foshnje që peshon 7.75 kg, më shumë se dyfishi i peshës normale të një të sapolinduri. Vajza "e vogël", Nadia, ka lindur me operacion në një spital në rajonin Altai, në Siberi, duke iu bashkuar tetë motrave dhe tre vëllezërve. "Ne jemi të habitur", citojnë mediat nënën e Nadias, Tatjana Barabanova, 43 vjeç. "Edhe bashkëshorti im ka mbetur i shokuar. Ai thjesht qëndronte i ngrirë dhe nuk thoshte asgjë", vijon ajo. Në fakt, të gjitha foshnjat e lindura më herët prej saj kanë qenë të shëndetshme dhe kanë peshuar më shumë se 5 kg në momentin e lindjes. "Unë kam ngrënë gjithçka. Ne nuk kemi para për ushqime të posaçme, ndaj unë kam ngrënë patate, domate e gjëra të tilla", ka shtuar Barabanova, që e ka lindur foshnjën më 17 shtator. Në janar 2005, një grua në Brazil lindi një bebe që peshonte 7.73 kg, fëmija më i shëndetshëm ky i lindur në këtë vend. Ndërkohë, mes bebeve më të shëndetshme të lindura ndonjëherë, janë një djalë 10.2 kilogramë, i lindur në Itali në 1955-ën dhe një djalë 10.8 kilogramë, i lindur në SHBA në 1879-ën por që kishte vdekur 11 orë më pas.
hahahahhahaah Barabovaaaaaaaaaaaaaa edhe emrin e paska gjigant ,
po sikurisht e ka marr ajo t´tharmin prej BIG FOOT hahahahahahaahah se qatje dikun jeton ai.
ani i thot burrit te vet qyre qka mke ba qyrja kryet sa i shinik qikes , po thmija jyt esht o ti njeri ncncncncncncn 