Benachrichtigungen
Alles löschen

Në Angli, i papuni gjen mëse 1500 objekte me arë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
220 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#4028]

Një i papunë britanik zbuloi në sajë të detektorit të tij një thesar arkeologjik anglo-sakson të parë kurrë më parë, me më shumë se 1 500 objekte që përmbanin disa kilogramë flori dhe argjend dhe që ishin groposur në një fshat të Anglisë.
55 vjeçari Terry Herbert, e kishte zbuluar që në korrik, thesarin, në një tokë në fshatin Staffordshire, teksa gërmonte në tokën e një mikut të tij me një detektor. Thesari daton që në shekullin VII. “Miqtë e mi më thoshin gjithmonë se ka një pjesë të artë në atë tokë dhe se do të isha unë ai që do ta gjeja”, deklaroi 55 vjeçari. Zbulimi i tij u krahasua me atë të varrit të faraonit Tutankhamon, që përmbante objekte luftëtarësh me të paktën 84 koka bastuni dhe 71 mburoja që shpalosen në shumicën e dekoracioneve komplekse. Thesari përmbante rreth pesë kilogramë flori dhe 2,5 kilogramë argjend dhe një sasi të madhe gurësh të çmuar. Për vlerësimin e tij duhet një vit kohë. Frytet e thesarit do të ndaheshin mes Herbert, i cili mendonte të blinte një shtëpi dhe pronarit të tokës. Seleksionimi i objekteve do të bëhet duke nisur nga nesër deri më 13 tetor në muzeun e artin në Birmingham. Sipas ekspertëve “ky thesar i përket aristokracisë më të lartë ose mbretërisë anglo-saksone”.


 
Veröffentlicht : 24/09/2009 11:33 p.m.
Teilen: