Ndoshta sot, duke iu falënderuar Facebook-ut kemi më shumë miq se kurrë, por kur bëhet fjalë për miq të afërt, i humbin pothuajse gjysmën dhe i ndërrojmë me të ri çdo shtatë vjet. Andaj edhe numrin e miqve e kemi pothuajse gjithmonë të njëjtë.
Njerëzve ndoshta iu pëlqen të mendojnë se kanë kontroll mbi zgjedhjen e miqve, por po aq sa edhe përzgjedhja personale, në këtë ndikon edhe situata në të cilën njoftohemi. Sociologu, Gerald Mollenhorst nga Universiteti holandez në Utrecht dëshiroi të kuptoji se si saktë rrjetin tonë shoqëror e formon konteksti shoqëror apo përzgjedhja personale.
Ai kreu një studim më 1.007 persona në moshë prej 18-65 vjet dhe pastaj i kontaktoi shtatë vjet m vonë. Rezultatet treguan se madhësia e rrjetit shoqëror, gjegjësisht rrethi i miqve mbetet stabil edhe pas shtatë vjetësh, por andaj pjesën më të madhe e bëjnë miqtë e ri. Gjithashtu është dëshmuar se miqtë nuk i zgjedhin ekskluzivisht me përzgjedhje personale, por përzgjedhja jonë është e kufizuar edhe shkaku i ngjarjeve në të cilat takohemi personat tjerë. Andaj njerëzit shpesh zgjedhin miq nga konteksti në të cilin paraprakisht janë njohur me ndonjë mik tjetër
