Benachrichtigungen
Alles löschen

Miliarderi që jetonte në shtëpi me gruan e tij të vdekur!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
399 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#6218]

Miliarderi që jetonte në shtëpi me gruan e tij të vdekur!

Hans Kristian Rausing, trashëgimtari i gjigandit “Tetra Pak”, kompani ambalazhuese e njohur në gjithë botën, duhet të përballet me drejtësinë.

Miliarderit i është ngritur padi, pasi u përpoq që të pengonte varrimin sipas rregullave të trupit pa jetë të bashkëshortes së tij, Eva Rausing, njofton policia Metropolitan e Londrës.

Sipas agjencisë Reuters, akuzat që bien mbi miliarderin, kanë lidhje me datën 9 korrik, kur bashkëshortja e tij u gjend e vdekur në shtëpinë e tyre në qendër të Londrës. Ajo u gjend nga policia, pasi Rausing ishte arrestuar sepse i jepte makinës i dehur dhe i droguar.

Por sipas policisë, Rausing, një nga njerëzit më të pasur në botë, kishte mjaft ditë që jetonte në shtëpi me gruan e tij të vdekur.

Ai do të paraqitet në gjykatën e Londrës ditën e mërkurë.

:roll: :roll: :roll: :roll: :roll: :roll: :roll: :roll: :roll: :roll: :roll: :roll: :roll:
Hallall Burr koka qeky spo i dojne te gjalla grat e mos flasim me majt te vdekne :shock:


 
Veröffentlicht : 22/07/2012 12:11 a.m.
Teilen: