Benachrichtigungen
Alles löschen

Maskat pranverore për fytyrë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
236 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2696]

Në pranverë secilës lëkurë, pavarësisht a është e yndyrshme, e thatë apo e përzier i duhet lagështia. Andaj duhet zgjedhur mjetet kozmetike që hidratizojnë dhe ushqejnë.

Për lëkurë të thatë: juve iu përgjigjen kremat dhe maskat me vitaminën F. Vitaminën F e përbëjnë acidet yndyrore që organizmi fatkeqësisht nuk i prodhon, ndërsa mungesa e vitaminës F në fytyrë dhe duar shihet pa llupë: lëkura thahet dhe qërohet.

Për lëkurë të yndyrshme: juve iu nevojitet kompleksi i tërë i vitaminave –B, B1, B2, B5, B6, B12. ato rregullojnë procesin e sekretimit të yndyrës. Preferohet që në etiketë të shkruajë se krema përmban bakër, magnez, mangan, kalcium dhe zink.

Për lëkurë të vyshkur: juve iu nevojiten jashtë mase aminoacidet. Kur arrin në qeliza, ato fillojnë të sintetizojnë kolagjenin, albuminë që e bënë lëkurën më të fortë dhe më elastike. Është mirë që në përbërje të preparatit kozmetik të jenë elastini dhe keratina.

Për lëkurë të duhanpirëses: kërkoni kozmetikë me bazë oksigjeni. Në këto preparate oksigjeni është prezent në formë të kompleksit peroksid. Ai ia siguron lëkurës oksigjenin dhe lagështin.

Për çdo tip të lëkurës: juve iu nevojitet kozmetika me citokine. Ky është një drejtim i ri në prodhimtarinë kozmetike.

Freskoni lëkurën:

Kjo maskë vendoset në tërë fytyrën apo vetëm në pjesën rreth syve. Preni disa tranguj shumë imët. Nëse keni lëkurë të thatë asaj mase shtoni 2 lugë të madhe vaj ulliri (apo më mirë vaj nga farat e rrushit). Nëse lëkura juaj ka shenja, përzieni trangujt me 1 lugë të madhe ajkë. Vendosni masën në fytyrë, mbani 15 minuta dhe shpërlajeni me ujë të vakët.

Kundër qërimit

Kjo është maskë për lëkurë e cila qërohet shumë. Dy lugë të madha me mjaltë ngrohni në zjarr të lehtë apo avull. Shtoni një të bardhë të vezës dhe dy lugë vaj. Maska vendoset për 5 m minuta, shpërlahet dhe vendoset përsëri 5 minuta. Do të ishte mirë nëse e hiqni maskën me pambuk në lagur në çaj nga bliri.
Hiqni qafe njollat

Kjo maskë do t’iu ndihmojë kundër njollave, pigmentimit të çrregulluar dhe rrudhave. Lani mirë një limon, dhe qëroni një lugth të madhe me kore të tij, kësaj i shtoni një lugë me drithëra, një të kuq të vezës, një lugë të vogël mjaltë dhe një lugë të vogël qumësht. Bashkoni masën dhe vendoseni në fytyrë. Mbajeni për 10-15 minuta, pastaj shpërlajeni.

Për lëkurë të thatë

Kjo maskë është e përshtatshme sepse përmban një rezervuar vitaminash, madje krejt të freskëta. Bluani një lugë të vogël me farë të grurit dhe shtoni 2 lugë të mëdha vaj ulliri. Me kujdes përzini masën dhe mbajeni në fytyrë 15-20 minuta. Shpërlajeni me ujë të vakët.

Hekurosni rrudhat

Kjo maskë ndihmon që të ‘hekurosen’ rrudhat rreth syve dhe në moment përmirëson ngjyrën e lëkurës. Është e përshtatshme për çdo tip të lëkurës. Gjysmën e një bananeje shtypeni me lugë, shtoni një lugë të madhe të ajkës së ëmbël me sa më pak yndyrë dhe një lugë të vogël mjaltë. Masën përzieni mirë me mikser. Vendoseni në fytyrë dhe në gjoks, mbajeni 15-20 minuta dhe shpërlajeni me ujë të vakët.


 
Veröffentlicht : 05/05/2009 9:01 p.m.
Teilen: