Benachrichtigungen
Alles löschen

Margarita feston ditëlindjen e 120

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
109 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3061]

Ju pëlqejnë picat? Cila është e preferuara? Nëse është Margarita atëherë do të duhej të kremtoni- kjo mbretëreshë e picave, siç e quajnë kremton 120 vjetorin këtë javë! Margarita bënë pjesë në specialitetet më të njohura italiane, e u krijua kur mbretëresha italiane, Margarita Savoy dëshiroi që të provonte ushqimin popullor-picën. Andaj në pallat erdhi pica-mjeshtëri më i mirë nga Napoli, Raffaelo Bradi i cili përgatiti picën me ngjyrat e flamurit të ri italian: domate të kuqe, djathi i bardhë mozzarela dhe fletë e gjelbra të borzilokut. Dhe ja!

Receta:

Përbërja për brumë:

- 500 gramë miell
- një paketim i vogël me tharmë
- pak kripë
- pak ujë të vakët

Përbërja për fil:

- 300 gramë domate të freskëta
- 300 gramë djathë mozzarela
- 1 lugë vaj ulliri
- origano, borzilok, dhe kripë sipas shijes

Përgatitja:

Përzieni masën për brumë, derisa të forcohet dhe lini të qëndrojë në vend të ngrohtë. Kur brumi shtohet, tërhiqeni me trashësi përafërsisht sa gishti, lyeni me vaj ulliri dhe vendoseni në tepsi të lyer. Brumi mbulojeni me rrathë nga domatet dhe copëzat e djathit, hidhni krip. Piqeni rreth 30 minuta në 220 gradë. Picës së pjekur shtojini mëlmesa, origano dhe borzilok.


 
Veröffentlicht : 11/06/2009 8:59 p.m.
Teilen: