Benachrichtigungen
Alles löschen

Macja me belin sa të një vajze normale

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
207 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3950]

Një shtetas kinez është i bindur se macja e tij prej afro 16 kilogramësh është me e rënda në botë. Madje, pronari i maces së quajtur Chubby thotë, se beli i saj është më i madh se i një vajze normale.
"Macja ime shton më shumë se një kilogram për çdo vit. Dyshoj se problemi qëndron në faktin se ajo preferon shumë më shumë mishin e kafshëve sesa të peshkut. Ajo mund të gëlltis deri në katër copa mishi brenda pak minutash", u ka thënë medieve lokale Xu Jirong, pronari i maces.

Chubby ka edhe një të veçantë tjetër. Ajo është një rojtare mjaft e mirë, pasi sulmon duke u grithur të gjithë të panjohurit që shkelin në shtëpinë e saj. Ndërkohë, veterineri i maces rekomandon që asaj t’i vendoset një dietë ushqimi.


 
Veröffentlicht : 12/09/2009 11:50 p.m.
Teilen: