Benachrichtigungen
Alles löschen

Londra e ndyrë, Brukseli monoton

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
98 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2702]

Udhëtarët botëror vlerësuan qytetet evropiane, ndërsa sipas mendimit të tyre ushqimi më i keq është në Londër, Parisi është më i shtrenjti, ndrysa Brukseli qyteti më monoton evropian.
Gjatë hulumtimit të ueb-faqes turistike, TripAdvisor ku morën pjesë 2.400 udhëtarë, për herë të dy radhazi, Dublin është shpallur qyteti më i këndshëm në Evropë.

Por të njëjtit turistë e shpallën edhe qytetin e tretë më monoton në Evropë, ndërsa para tij janë Cyrihu dhe Brukseli.
Qytetet më të shtrenjta janë Parisi dhe Londra, ndërsa pason përsëri Dublin. Kryeqytetet e Irlandës dhe Britanisë së Madhe kaluan ngjashëm edhe sipas veshjes së banorëve të tyre sepse banorët e Londrës u shpallën më së keqi të veshur, përderisa menjëherë pas tyre u radhitën qytetarët e Dublinit.
Më së paku qytet i dashur u shpall Parisi, përderisa Londra mori titullin e qytetit më të shtrenjtë dhe më të ndyrë. Në Londër gjithashtu është jeta më e mirë e natës, ndërsa ky qytet ka edhe parqet më të mira dhe më së shumti atraksione falas.

Pas Londrës, Parisi është qyteti më i shtrenjtë në Evropë. Por kryeqyteti francez u përmblodh edhe në kategoritë e ushqimit dhe veshjes, sepse u shpall qyteti ku më së miri mund të hani dhe ku njerëzit vishen më bukur. Siç edhe pritej, Venecia është destinacioni më romantik, menjëherë pas Parisit dhe Romës por është qyteti i tretë më i shtrenjti në Evropë sipas mendimit të turistëve. Ndërkaq Kopenhaga u shpall qyteti më i pastër.

Nëse dëshironi të argëtoheni lirë, më së miri është të udhëtoni në Prag, përderisa të gjithë ata që preferojnë argëtim vizual duhet të vizitojnë Barcelonën dhe përfundimisht t’i ikin Varshavës i cili u shpall qyteti me arkitekturën më të shëmtuar.


 
Veröffentlicht : 06/05/2009 1:08 p.m.
Teilen: