Benachrichtigungen
Alles löschen

Lajmëron qenin e vet në polici se ia ha paratë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
135 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3315]

Keniasi 25-vjeçar Robert Njeru nga qyteti Nakuruje ka bindur policinë të arrestojnë qenin e tij pasi që ia kishte ngrënë paratë e qerasë. Ai e ka dërguar qenin në stacionin lokal të policisë sepse i kishte ngrënë paratë me vlerë rreth 25 euro. I kishte lënë paratë në krevat dhe kishte shkuar në punë. Me të kthyer në mbrëmje, në dysheme ka parë disa kartëmonedha të shqyera. Pronari ka tërhequr qenin zvarrë deri në polici dhe u ka dhënë rreth pesëdhjetë cent për ta mbyllur. Por, shefi i policisë, me të dëgjuar për arrestimin, ka larguar nga puna policin i cili ka pranuar ryshfet dhe ia ka kthyer qenin pronarit. Njeru ende nuk ia ka falur qenit. E ka vendosur në shitje për pak para, vetëm sa ta heq qafe.


 
Veröffentlicht : 13/07/2009 9:44 p.m.
Teilen: