Jared Jones është një student nga Arkansas. Dy mbrëmje më parë, në sallën e madhe të Chat Show, (një show amerikan televiziv mjaft i suksesshëm), ai ka nxjerrë sytë e tij, tamam sikur t'i kishte gogla, duke lënë të shtangur të gjithë ata që e panë.
Moderatori ishte duke kërkuar në sallë për njerëz që kishin talente të pazbuluara dhe ndërsa disa kishin ngritur duart, sytë e moderatorit shtangën para Jones. Të gjithë të pranishmit në sallë, por dhe ata që e panë nëpërmjet ekranit, u tronditën kur panë sytë e tij të dilnin vendit, njësoj siç ndodh tek personazhet e filmave vizatimorë.
Disa u trazuan në stomak. Pas habisë që përfshiu sallën, i riu shpjegoi se e kishte zbuluar rastësisht këtë aftësi të tij, kur diçka i kishte hyrë në sy, pak kohë më parë.
