Benachrichtigungen
Alles löschen

Kosova, e 64-ta në botë për nga lumturia

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
424 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5651]

Kosova, e 64-ta në botë për nga lumturia

Sipas agjencisë hulumtuese “Gallup”, pesë shtetet më të lumtura në botë janë Suedia, Danimarka, Kanada, Australia dhe Finlanda.

“Banorët e shteteve skandinave me të vërtetë jetojnë mirë. Njëra nga teoritë se pse kjo ndodh është se kërkesat e tyre bazë janë të përmbushura në mënyrën më të mirë se sa në shtetet tjera”, ka thënë Jim Harter nga Gallup, i cili ka qenë udhëheqës i këtij hulumtimi.

Këta hulumtues, për të caktuar shkallën e lumturisë kanë anketuar me mijëra vetë, duke hulumtuar për dy lloje të lumturisë - kënaqësinë e përgjithshme me jetën dhe kënaqësia në bazë ditore. Ata kanë konstatuar një zbulim të pritur: paratë luajnë rolin kryesor në kënaqësinë e banorëve të të gjithë shteteve.

Sipas kësaj radhitje, banorët e Kosovës janë të radhitur në vendin e 64-të, tri vende më lartë se ata në Shqipëri që radhiten në vendin e 67-të.

Sa i përket shteteve tjera të Ballkanit, banorët e Sllovenisë radhiten në vendin e 38-të, Mali të zi në vendin e 56-të, Kroacisë në vendin e 59-të, Rumunia në vendin e 76-të, Hungaria në vendin 85-të, Serbia në vendin e 96-të, Bosnja në vendin e 99-të, Maqedonia në vendin e 100-të dhe Bullgaria në vendin e 106-të. /Zëri/


 
Veröffentlicht : 26/04/2011 10:40 a.m.
(@princi)
Beiträge: 934
Prominent Member
 

PASKAN QENE NE DIMER NE KOSOVE, SE ME PAS ARDHUN VERES E KISHIM ZANE VENDIN E PARE...
;-)


Te jesh Musliman i Devotshem! Nuk je i mbrapambetur, por shume ***PERPARIMTAR***

 
Veröffentlicht : 22/06/2011 2:31 a.m.
Teilen: