Benachrichtigungen
Alles löschen

Këmbëzbathuri kalon 30 kilometra rrugë mbi xhama të copëtuar

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
151 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3790]

Një burrë nga Yorkshire ka vendosur rekord të ri botëror duke kaluar 30 kilometra nëpër rrugë të mbuluar me xhama të thyer, e krejt këtë e ka bërë për qëllime bamirësie.

Guximtari 56-vjeçar Nigel Jardine nga qyteti i Leedsit ka kaluar këmbëzbathur 1.060 metra për një orë, me të cilën gjë ka thyer rekordin e mëhershëm prej 960 metrash. Më vonë ai ka vazhduar udhëtimin e gjatë prej 27.5 orësh për rekord tjetër dhe ka bërë 30 kilometra gjithsej.

"Jam mësuar të ecë nëpër xhama të thyer”, ka thënë garuesi, të cilit i janë lejuar pauzat prej pesë minutash pas çdo ore, e më pas me nga një pije, vizita në tualet apo pushim në formë të shtrirë, shkruan gazeta britanike “The Telegraph”.

Në këtë mënyrë ai i ka ndihmuar organizatës “Action for Children” e cila u del në ndihmë fëmijëve. Jardine ka deklaruar se është shumë i lidhur me këtë organizatë, sepse si fëmijë edhe ai ka qenë i keqtrajtuar fizikisht si në shkollë ashtu edhe në shtëpi.


 
Veröffentlicht : 25/08/2009 12:21 a.m.
Teilen: