Benachrichtigungen
Alles löschen

Humb 25 kilogramë nën hipnozë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
89 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3229]

Gruaja e cila me anë të këshillave të shumta të dietologëve nuk ka mundur të dobësohet, ka arritur që të humbë 25 kilogramë peshë brenda katër muajsh falë hipnozës. Një mashkull e ka bindur se e ka lukthin të bërë operacion para pak kohe dhe se ndihet e ngopur sapo të hajë pak. Hipnotizuesi nga Marbella e Spanjës ka bërë 35- vjeçaren Marion Corns të humbë 25 kilogramë për katër muaj. Nën hipnozë e ka bindur se në formë operative i është instaluar një shtrëngues i lukthit dhe se ndihet e ngopur pas konsumimit të vetëm pak ushqimi. Gruas "i kujtohet" tërë operacioni. Gjatë operacionit i ka dëgjuar tringëllimat e thikave të mjekëve, madje edhe aroma e anestezionit i është ngulitur në mendje.


 
Veröffentlicht : 03/07/2009 9:11 p.m.
Teilen: