Benachrichtigungen
Alles löschen

Hajni ia dërgoi viktimës një buqetë me lule per tu flm

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
154 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5538]

Hajni ia dërgoi viktimës një buqetë lulesh dhe e falënderoi për paratë

Një grua nga Rhode Island e New Yorkut u mërzit shumë kur kuptoi se dikush pa dijeninë e saj kishte shpenzuar 2400 dollarë nga karta e saj e kreditit, por edhe përkundër kësaj hajni dëshiroi ta fyej edhe më shumë, duke ia dërguar edhe një buqetë me lule me mbishkrimin: “Faleminderit për paratë tuaja”. Buqetën e luleve me vlerë 65 dollarë ia la dikush para derës.
Bank of America kontaktoi gruan në mars dhe i tregoi se dikush kishte tërhequr qindra dollarë nga karta e saj e bankës. Ata ia mbyllën xhirollogarinë dhe thanë se gruaja është përgjegjëse për dëmin e shkaktuar.

Por shpejtë ajo pranoi një buqetë lulesh dhe thirri policinë. Gruaja, emrin e së cilës policia nuk e bëri publik, u shqetësua pa masë pasi hajni dinte edhe adresën e saj. Ajo shpreson se hajni “falënderues” i cili i shpenzoi paratë nëpërmjet internetit, do të zbulohet.


 
Veröffentlicht : 12/04/2011 12:51 a.m.
Teilen: