Benachrichtigungen
Alles löschen

Gruaja martohet me qen

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
142 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3278]

Një grua nga Gana është martuar me qenin e saj, sepse ai ka kualitete që ajo i ka parë vetëm në babën e saj të ndjerë. 29-vjeçarja, Emily Mabou nga fshati Aburi është martuar me qenin e saj 18- muajsh në një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë dy priftë dhe fshatarët kureshtarë, raporton e përditshmja lokale "Daily Dose". Vëllai i saj më i ri, David Mabou, ka thënë se familja e saj e ka bojkotuar dasmën e saj për të cilën kanë cilësuar si "një hap i marrë për të luftuar vetminë e saj ". Por zonja Mabou ka thënë: "Që moti kam qenë duke u lutur për një partner të jetës i cili do të ketë të kualitetet e babait tim. Babai ime ishte i butë, besnik dhe i devotshëm ndaj nënës time dhe kurrë nuk e ka lënë vetëm".
"Kam pasur në lidhje me shumë meshkuj këtu në Togo, dhe të gjithë janë të njëjtë - aventurierë dhe tradhtarë. Qeni im shtë i butë dhe besnik ndaj meje si dhe më trajton me shumë respekt", ka shtuar "nusja" e re. E pyetur se si planifikon të rris fëmijë me "burrin" e saj të ri, zonja Mabou është përgjigjur shkurt: "Do të adoptojmë".


 
Veröffentlicht : 09/07/2009 8:23 p.m.
Teilen: