Benachrichtigungen
Alles löschen

Fryerja e balonës më veshë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
199 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#4020]

Kemi dëgjuar për dënimet e pazakonta në Indi apo ngjarje të çuditshme që lidhen me kafshët, por këtë herë ka diçka akoma më befasuese. Khem Karan Koli nga India përdor veshët e tij për të fryrë balona. Ai tregon që një gjë të tillë e ka provuar një ditë duke fryrë balona me gojë dhe hunë me ç’rast gruaja e tij ka pyetur nëse një gjë të tillë mund ta bëjë edhe me veshë.
“Normalisht i fryje balonat vetëm me veshë. Fëmijëve u pëlqen shumë të shohin këtë. Ata duartrokasin dhe brohoritin kur performoj këtë shkathtësi timen. Kjo më nxit që të fryje edhe më shumë balona. Ishte gruaja ime që më inspiroi në fillim për ta bërë këtë”, tregon Khem Karan Koli.
Për ta fryrë balona ai përdor një tub të hollë të hapur nga dy anët. Nga njëra anë e vendos balonin, kurse në anën tjetër e fryn atë me veshin e tij. Fëmijët me entuziazëm presin rastet e veçanta që të kërkojnë nga Koli të fryje balona për to.


 
Veröffentlicht : 22/09/2009 10:20 p.m.
Teilen: