Benachrichtigungen
Alles löschen

Foshnja lind me zemrën jashtë kraharorit

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
194 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3872]

Një foshnje i gjinisë mashkull në Indi ka lindur me zemrën jashtë kraharorit.
Mjekët që morën në dorëzim foshnjën e jashtëzakonshëm ia mbuluan atij zemrën me një membranë sintetike dhe i kanë kryer një transfuzion të plotë të gjakut, pasi fëmija kishte udhëtuar me tren së bashku me prindërit dhe gjaku i ishte infektuar nga papastërtitë.

Sipas mjekëve kardiologë të “All India Institute of Medical Center”, ne çdo 1 milion lindje ka vetëm 5 deri në 8 lindje me të tilla probleme. Ata e shpjegojnë këtë me mosarritjen e mbylljes së kraharorit përpara lindjes së fëmijëve. Një grup kirurgësh kardiologë kanë marrë përsipër një operacion të ndërlikuar për krijimin e një “banese” në kraharor për foshnjën e sapolindur.

Një rast i ngjashëm operacioni kirurgjik është ndërmarrë në vitin 2006 në Florida të SHBA-së, ku doktorët arritën ta mbyllin me sukses zemrën nën kraharorin e një foshnje të sapolindur.


 
Veröffentlicht : 02/09/2009 2:01 a.m.
Teilen: