Benachrichtigungen
Alles löschen
Kuriozitete
1
Beiträge
1
Benutzer
0
Reactions
77
Ansichten
Themenstarter
Fëmijët do të bënin gjithçka për të shkuar në shkollë. Ky është rasti më i përshtatshëm për ta vërtetuar këtë. Fëmijët e një fshati kinez kanë vite që arrijnë të shkojnë në shkollë duke kaluar lumin të varur në kabllot prej çeliku që lidhin njërën anë me tjetrën. Për fat të mirë shumë shpejt kjo eksperiencë rrëqethëse do të marrë fund, pasi do të ndërtohet një urë prej 35 mijë paundësh. Çdo ditë gati 500 fëmijë nga fshati Maji në qytetin Fugong,
në provincën Yunnan, janë të detyruar të rrëshqasin 200 metra mbi përroin e vrullshëm. Fëmijët nën 5 vjeç shoqërohen nga prindërit, por nxënësja e kopshtit, A Qia, 4- vjeçare është mësuar që në moshën 2-vjeçare ta përshkojë vetë atë rrugë.
Veröffentlicht : 15/06/2009 9:22 p.m.